Alfred Lela
Paraqitja
Ta pranojmë. Takimi
me një njeri të Zotit vjen me njëfarë
parehatie. E di se në ligjërimin e tyre edhe ti je njeri i Zotit, por shelbimi
kërkon më shumë se një Ave Maria. Bota e tyre gjithë dritë, sipas teje, askund
nuk përputhet me tënden e cila vazhdimisht është në kërkim të ekzorcizmit i
cili, po ashtu kërkon ndërmjetësimin e tyre. E njëjta ndërdyshje të kaplon para
takimit me Monsinjor Rrok Mirditën, arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit.