Rrok Mirdita sipas Ungjillit Një profil “biblik” për arqipeshkvin e dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Monsinjor Rrok Mirditën. Rrugëtimi i tij nga fshati i vogël Këllezë në Ulqin për në Zarë, Zagreb e më pas shpërngulja në New York. Viti 1993 dhe emërimi papnor që e ngriti në krye të kishës metropolitane në Shqipëri.
Pyetësori 33 Mustafa Nano: Haxhi Qamilin e përfytyroj së një grua. Drejtori i respublica.al i përgjigjet pyetësorit të MAPO-s; që nga data e çlirimit, te Hamza Kastrioti e Geraldina. Për t’u ndalur te rreziku neo-otoman e ai anglo-amerikan për Shqipërinë. I befasishëm dhe jokonvencional ky “rrëfim” i Muçit.
Dorëshkrim Mbretëresha Geraldinë kujton momentet e fundit te koka e Mbretit Zog. Si vdiq Mbreti i shqiptarëve në ekzil, në një dhomë të trishtë në spitalin francez Foch. Grahmat dhe fjalët e fundit. Pse kërkonte një pistoletë të mbushur nën jastëk. Ceremonia e varrimit dhe detaje të tjera nga autorja britanike, Gwen Robyns.
Historia me foto - Kur Hrushovi vizitonte Shqipërinë. Momente të fiksuara në celuloid përgjatë një vizite të shefit të Lindjes komuniste që zgjati dy javë. Pritja entuziaste në aeroportin e Rinasit dhe frenezia nëpër rrugë. Si e kujton Nikita Hrushovi ngulmimin e udhëheqjes shqiptare për të vizituar vendin e vogël adriatik.
Kostelacione Ekonomike nga Adrian Civici. A i ndihmon të varfrit taksimi i të pasurve? Sa herë që ka një krizë, ekonomike apo financiare, gjendet gjithmonë një pakicë “fajtore” që ka përfituar më shumë nga sistemi dhe që duhet të shtrëngohet të paguajë më shumë në emër të barazisë sociale dhe reduktimit të “varfërisë” së shumicës.
Cover Story Arian Çani, “demoni” i së premteve mbrëma në “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan. Intervista për kolegët, pse ai nuk e merr seriozisht televizionin dhe pse ua kërkon këtë edhe shikuesve të tij. Një interpretim i talk show-t politik në Shqipëri edhe nga Ilva Tare e Rudina Xhunga.
Sikur Blendi Kajsiu të ishte Kryeministër Një mini-quiz që aktivisti dhe politologu Kajsiu e merr me sportivitet. Leximet e detyruara për kabinetin e tij, dhe kë do preferonte si Kryetar Parlamenti dhe President.
Schengen Historia e fshatit që ngjizi Europën. Një udhëtim në një pikë të vogël të Europës, ku lidhen nyjë kufijtë e tri shteteve: Luksemburgut, Gjermanisë dhe Francës. Fshati ku u nënshkrua Marrëveshja e Schengen-it dhe si po përfiton kjo komunë verëbërësish nga fama europiane.
Të ndërrosh lëkurën si gjarpri. Fotografi zviceran, Hans Peter Jost përball në foto Shqipërinë e fillim 1990-tës me atë të sotmen. Një përballje në foto dhe historia e disa prej fotove të albumit “Shqipëria në tranzicion 1991”
Në kohën e artë të leximeve. Vizitë në studion e Aleksandër Meksit. Për të njohur librat e tij më të dashur. Ato që e kanë magjepsur dhe ato që e kanë formuar. Por edhe ca mani e kuriozitete leximi. Libra, që teksa i lexon të duket sikur i ke shkruar vetë.
“Zgjerimi i fushës së luftës”, roman nga Michael Houellebecq, vjen si zgjedhja e Preç Zogajt, një roman që kritiku e cilëson “Si një thirrje për të nxjerrë jashtë hidhësinë”. Ky njeri që na tregon nga lartësitë e retorikës kufijtë e rinj të fushës së luftës ku rropatet njeriu i kohës sonë, ai që mëton t’i ketë të gjitha.
Arben Theodhosi zbulon pak nga “Babel”, nga katalogu ku do të përfshihen punimet e tij më të reja. Misticizmi, mitologjia, filozofia, simbolika, supersticioni, e pavetëdijshmja, e mistershmja, krijuesi, lidhja midis dy botëve...që do prezantohet në muajin e Dashit.
Julio Rubio Sanchez, një ritëm spanjoll për vallen e Tiranës. Historia e lojtarit të Barcelonës dhe trajnerit të Seviljes që nënshkroi një kontratë 1-vjeçare me Tiranën. “Këtu ndjehem mirë. Nuk janë kushtet komode, por unë di të përshtatem”. A do të marrë fund mallkimi i trajnerëve të huaj për Tiranën?
No comments:
Post a Comment